Të rinjtë nga YAC kanë arritur në Benevento të Italisë për projektin Lovearth through Art

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) është partnere e organizatës “Cooperativa Sociale Immaginaria” në projektin “Lovearth through Art: learn, act, change” e cila do të mbahet në datat 06-13 Dhjetor 2021 në Benevento të Italisë.

Kosova do të përfaqësohet përmes organizatës YAC e cila do ta ketë dy përfaqësues, Genc Fetahu nga Gjilani dhe Gent Agolli nga Peja.

Në projekt do të marrin pjesë gjithsej 24 pjesëmarrës nga 10 shtete, përkatësisht nga: Armenia, Bosnjë & Hercegovina, Bullgaria, Gjermania, Italia, Kosova, Polonia, Shqipëria, Spanja dhe Ukraina.

Projekti synon punërotët, aktivistët e vullnetarët e OJQ-ve apo institucioneve, shoqëritë dhe artistat të cilët punojnë me migrimin, refugjatët dhe rininë në përgjithësi.

Trajnimi do të përfshinë simulime dhe ushtrime interaktive, punëtori, prezantime, diskutime dhe punë ekipore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *