Thirrje për aplikim: Shkëmbim përvojash “Non-violent communication” në Tuzla, Bosnjë & Hercegovinë

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) është partner i organizatës franceze “Association Balade” në projektet të saj “BalsiKa”. Në kuadër të projektit BalsiKa, është edhe shkëmbimi përvojash “Non-violent communication” (Komunikimi pa dhunë) e cila do të mbahet më 18-25 Gusht 2024 në Tuzla të Bosnjë dhe Hercegovinës.

BalsiKa është një festival mjaft i njohur ndërkombëtarë i muzikës, formuar nga kombinimi i kulturës muzikore ballkanase dhe alsatiane. Më shumë info rreth festivalit: www.balsika.org.

Shkëmbimi pervojash është një projekt bashkëpunimi mes organizatave dhe artistëve të angazhuar në punën me të rinjtë me më pak mundësi, duke përdorur muzikën si një çelës për të bashkuar të rinjtë dhe për të pasuruar empatinë mes tyre. gjatë tubimit të të rinjve, fokusi do të jetë në punën e kompetencave individuale dhe në komunikimin paqësor mes tyre. Çdo person i përfshirë do të fitojë një përvojë të caktuar dhe unike që ata mund ta përdorin në të ardhmen në komunitetin e tyre lokal.

“Non-violent communication″, në të cilin partner nga Kosova është YAC, do të organizohet më 18-25 Gusht 2024 në Tuzla të Bosnjë dhe Hercegovinës. Nga 8 shtete të ndryshme të Europës, do të mbledhen mbi 40 të rinj të cilët kanë njohuri dhe dijnë të luajnë me ndonjë instrument muzikor apo të këndojnë. Tema e projektit do të jetë komunikimi pa dhunë. Video, filma të shkurtër, lojëra pedagogjike, pyetësorë, takime me ekspertë, punëtori dhe diskutime rreth temës, aktivitete në ambient të hapur, etj, do të jenë disa nga metodat që do të përdoren.

Nga Kosova do të marrin pjesë poashtu 8 të rinj të moshës 18-30 vjeç dhe do të kenë shkëmbim përvojash për 7 ditë me të rinj moshatarë të tyre nga shtetet e përmendura më lartë. Gjuha Angleze është gjuha që do të përdoret në program, andaj pjesëmarrësit medoemos duhet të kenë aftësi mesatare komunikative në gjuhën angleze.

YAC bën thirrje për aplikim të rinjve të moshës 18-30 vjeçare, të cilët posedojnë gjuhën angleze dhe dijnë të luanjë ndonjë instrument muzikor apo të këndojnë që të aplikojnë për programin shtatë ditor në Tuzla të Bosnjë dhe Hercegovinës në muajin Gusht.

Projekti është i financuar nga Komisioni Europian, përkatësisht programi “Erasmus+” i KE-së. Shpenzimet e programit si (akomodimi, ushqimi, materialet e programit) do të mbulohen nga organizatori, ndërsa shpenzimet e udhëtimit do të rimbursohen deri në 275 euro. Pagesa për pjesëmarrje është 50 euro, të cilat do të paguhen pas perzgjedhjes.

Afati i fundit për aplikim është 31 Maj 2024.

Përmbledhje
40+ muzikantë
8+ shtete
12 punëtori komunikimi paqësor
7 ditë/netë mësimi peer-to-peer
7 koncerte rrugore
2 vizita kulturore në Bosnjë
Data e aktivitetit: 18.08.2024-25.08.2024
Kohëzgjatja: 7 ditë
Vendi: Tuzla, Bosnjë & Hercegovinë
Mosha e pjesëmarrësve: 18-30 vjeç
Afati i fundit i aplikimit: 31.05.2024, ora 23:59

Për të aplikuar klikoni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *