Thirrje urgjente për pjesëmarrës në trajnimin “Lovearth through Art” në Benevento të Italisë

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) është partnere e organizatës “Cooperativa Sociale Immaginaria” në projektin “Lovearth through Art: learn, act, change” e cila do të mbahet në datat 06-16 Dhjetor 2021 në Benevento të Italisë.

Shtetet partnere: Armenia, Bosnjë & Hercegovina, Bullgaria, Gjermania, Italia, Kosova, Polonia, Shqipëria, Spanja dhe Ukraina.
Datat: 06 – 16 Dhjetor 2021.
Vendi: Benevento, Itali.
Data e fundit e aplikacionit: 05.12.2021, 23:59

Kosova do të përfaqësohet përmes organizatës YAC e cila do ta ketë tre përfaqësues. Për shkak të kohës së shkrutër, YAC po kërkon një pjesëmarrës/e i/e cili/a ka vizë valide schengen ose pasaportë tjetër pos asaj Kosovare.

Në projekt do të marrin pjesë gjithsej 24 pjesëmarrës nga 10 shtete, përkatësisht nga: Armenia, Bosnjë & Hercegovina, Bullgaria, Gjermania, Italia, Kosova, Polonia, Shqipëria, Spanja dhe Ukraina.

Projekti synon punërotët, aktivistët e vullnetarët e OJQ-ve apo institucioneve, shoqëritë dhe artistat të cilët punojnë me migrimin, refugjatët dhe rininë në përgjithësi.

Trajnimi do të përfshinë simulime dhe ushtrime interaktive, punëtori, prezantime, diskutime dhe punë ekipore.

Trajnimi do të jetë në gjuhën Angleze, ndërsa nuk do të ketë përkthim. Pra, pjesëmarrësit duhet të kenë njohuri të mirë të gjuhës angleze, në të shkruar e në të folur.

Pjesëmarrësit
Numri i pjesëmarrësve: 3 pjesëmarrës.

Shpenzimet
Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara. Shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit janë të mbuluara gjatë programit. Shpenzimet e udhëtimit do të rimbursohen deri në 275 euro pas programit përmes llogarisë bankare. Rimbursimit bëhet në periudhën deri 2 muaj pas trajnimin dhe të gjitha faturat e udhëtimit duhen të ruhen. Gjithashtu pjesëmarrësit duhet të pagujanë sigurimin shëndetësor vetë.

Pagesa për pjesëmarrje
Pagesa për pjesëmarrje për trajnim është falas.

Afati i fundit i aplikimit
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë deri më 4 Shtator 2018 në ora 23:59.

Forma e aplikimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *