Qendra e Aktivizimit të Rinisë – Youth Activism Center (YAC) sikurse viteve të fundit nga viti 2013, edhe këtë vit po vazhdon aktivitetet e saj në kuadër të programit të Komisionit Europian, Erasmus+.
Kësaj radhe, YAC do të udhëtoj në Vienë të Austrisë për të marrur pjesë në projektin “YOU facilitating YOU”. YAC në këtë projekt është partnere e organizatës Austriake PopEdu Austria.
Bashkëpunimin e krijuar nga viti 2014 me zyrtarët e PopEdu Austria, po e thellojmë edhe më shumë këtë vit, duke bashkëpunuar në projektin “YOU faciliating YOU”, theksoi Mejdi Sadiku, zv. Drejtor i YAC-së.
“YOU facilitating YOU” do të mbahet në Vienë të Austrisë në datat 07-15 Korrik 2019, derisa do të marrin pjesë nga 3 pjesëmarrës nga 8 shtete të ndryshme Europiane si: Greqia, Italia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Polonia, Portugalia, dhe Rumania.