Harta e Kosovës sipas numrit të OJQ-ve

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (YAC) ka përpunuar hartën e Kosovës sipas numrit të organizatave joqeveritare të regjistruara në secilin qytet.

Sipas statistikave të marra nga Ministria e Administratës Publike (MAP), shihet se numri më i madh i OJQ-ve gjendet në Prishtinë me gjithsej 3607 OJQ, përcjellë nga Prizreni me 736 dhe Mitrovica (Veriore dhe Jugore) me 671. Pas tyre vijnë Peja me 537, Gjilani me 494 dhe Gjakova me 426. Në anën tjetër, Komunat me më së paku OJQ të regjistruara janë Zubin Potoku me 37 dhe Novobërda me 43.

Vërejtje: Komunat janë të zgjedhur para decentralizimit, pra në këto statistika nuk janë të ndara Mitrovica Jugore e Veriore, Graçanica, Ranillugi, Parteshi, Juniku, Hani i Elezit, Mamusha dhe Kllokoti, por OJQ-të e këtyre komunave i janë bashkangjitur komunave paraprake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *