Edhe YAC reagon ndaj zgjedhjeve të KVRL-së në Gjilan

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (YAC) reagon ndaj zhvillimeve të djeshme në Këshillin e Veprimit Rinor Lokal (KVRL) në Gjilan.

YAC ndjehet e shqetësuar ndaj ndërhyrjeve politike në kuvendin zgjedhor të KVRL-së, përkatësisht shkeljeve ligjore në proces.
Dje u shkel ligji për fuqizimin e pjesëmarrjes së rinisë (neni 3) ku thotë: Mosha rinore është grupmosha e të rinjëve prej 15 deri 24 vjet, ndërsa kryetari i ri i KVRL-së është zgjedhur një 25 vjeçar.

Qendra e Aktivizimit të Rinisë ka qenë antare e KVRL-së që nga viti 2013, por pas fshehjes së dokumenteve nga kryetarja e mëhershme gjatë mandatit 2017-2019, Qendra jonë nuk ka mundur të marrë pjesë në kuvend. Fatin e njejtë e kanë pasur edhe shumë organizata tjera aktive të Gjilanit, ndërsa në kuvend kanë marrë pjesë përfaqësues të organizatave joaktive apo të shuara.

YAC së bashku me 15 organizata tjera që nuk iu lejua pjesëmarrja në kuvend, lëshuan sallën demostrativisht.

Konsiderojmë që ky proces është tërësisht i montuar dhe politik, për të shuar zërin rinor brenda komunës se Gjilanit dhe politizuar e partizuar edhe më thellë KVRL-në.

Kërkojmë nga organet kompetente që të rishqyrtojnë dhe anulojnë këtë proces jolegjitim dhe të merren masa ndaj shkelësve të ligjit.

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (YAC).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *