Zv. Drejtori i YAC-së panelist në konferencën e Qendrës Kosovare për Diplomaci

Migrimi ilegal dhe liberalizimi i vizave

Qendra Kosovare për Diplomaci në kuadër të projektit Java e Europës në Gjilan, sot në Universitetin “Kadri Zeka” mbajti konferencën me temën “Migrimi ilegal dhe liberalizimi i vizave”.

Projekti Java e Europës implementohet nga Qendra Kosovare për Diplomaci (KCD) dhe Komuna e Gjilanit, derisa konferenca “Migrimi ilegal dhe liberalizimi i vizave” ishte aktivitet në kuadër të projektit.

Panelis në konferenë ishin Lutfi Haziri (Kryetar i Komunës së Gjilanit), Gëzim Tosuni (Prodekan i Universitetit “Kadri Zeka”), Selim Daku (Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kosovare për diplomaci), Nazmi Musa (Drejtor i Arsimit në Komunën e Gjilanit), Burim Elezi (Zyrtar i zyrës për integrime europiane në Komunën e Gjilanit), Mejdi Sadiku (Zv. Drejtor i Qendrës së Aktivizimit të Rinisë) dhe Valdrin Halimi (Kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Gjilan).

YAC-në e përfaqësoi zv. Drejtori i kësaj organizate, z. Mejdi Sadiku, i cili tha se migrimi ilegal që si dukuri është shtuar dukshëm kohëve të fundit, është si rezultat i mosangazhimit të qeverive që nga paslufta për krijimin e një jete më të mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ai tha se migrimi ilegal nuk është zgjidhje për qytetarët, meqë do të gjindemi në një vend të panjohur, me njerëz të panjohur, pa një vend të sigurt për fjetje dhe pa një punë të sigurt për të punuar, që d.m.th do jemi të rrezikuar për mbijetesë.

Arsyeja kryesore e migrimit ilegal sipas Sadikut është gjendja e vështirë ekonomike e qytetarëve të Kosovës, të cilët për të gjetur rrugë më të mira për jetë, provojë rrugë të jashtëligjshme sikurse migrimi ilegal.

Sadiku tha se në qeveri, ministri, komuna e institucione të ndryshme, punojnë njerëz joprofesional, me profesione krejtësisht të ndryshme dhe të cilët as që e kanë idenë se çka dhe si duhet punuar në punën e tyre. Krejt kjo, sipas tij ka ndodhë për shkak se secila parti që ka qenë në pushtet, i ka punësuar militantët e njerëzit e vet, duke mos marrë për bazë as profesionin e tyre.

Sadiku mendon se po që se të punësuarit jo të rregullt që nga paslufta e deri më tash, do të zëvendësoheshin me të rinjtë profesional, shumica e profesionistëve të ishin të punësuar, e jo duke kërkuar një jetë më të mirë jashtë Kosovës, po ashtu do të rritej efikasiteti i punës, do të krijoheshin mundësi dhe ide të ndryshme, dhe kështu në këtë mënyrë do të kishte përparim dhe zhvillim në çdo fushë, andaj në këtë mënyrë Kosova do të zhvillohej hovshëm, ekonomia do të rritej, punësimi do të rritej dhe do të krijohej një klimë e mirë për jetesë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ai theksoi se nëse na duhet të shkojmë në ndonjë shtet Europian, na nevojiten një grumbull i madh dokumentesh të cilat i kërkojnë ambasadat, për të cilat dokumente dhe procedura për vizë harxhojmë më tepër sesa për udhëtimin dhe qëndrimin në atë shtet. Në fund, sipas tij, akoma gjithçka është dyshimtë nëse e marrim vizën apo jo, që dmth gjithë ky mund dhe harxhim ka shumë gjasë të na shkojë huq.

Sipas tij, liberalizimi i vizave do t’i shërbente 3 kategorive të njerëzve: Atyre që do të shkonin në vizitë të afërmve, pasanikëve për vizita turistike si dhe atyre që do të udhëtonin për ndonjë punë, trajnim, shkollim, shërim etj. Sadiku tha se për ata që nuk i takojnë ndonjërës nga këto 3 kategori, liberalizimi i vizave nuk ka kuptim, është njëjtë sikurse tash, pasi edhe ashtu nuk do të kenë mundësi të udhëtojnë, siç edhe nuk kanë mundësi të udhëtojnë edhe tash. Kështu, prioriteti ynë duhet të jetë zhvillimi ekonomik, përfundoi Sadiku.