YAC ua mëson “Ani mori nuse” të huajve

ani mori nuse

Të rinjtë e Qendrës së Aktivizimit të Rinisë, të cilët përfaqësojnë Kosovën në festivalin “BalsiKa” në Kotor të Malit të Zi, u mësojnë këngë shqipe të huajve, të rinjve të cilët marrin pjesë në festival, të cilët janë nga Bosnjë dhe Hercegovina, Franca, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria.

Ndër të tjera këngë që ua mësojnë, ata ia kanë mësuar edhe këngën “Ani mori nuse”, të cilën e kanë performuar më 1 Korrik edhe në një mini koncert në Kotor. Videon mund ta shikoni më poshtë, derisa më 4 korrik ata kanë mbajtur koncertin më të madh të festivalit, të cilin do ta publikojmë më vonë.