YAC përfaqëson muzikën tradicionale edhe në Strasbourg të Francës

IMAG1464

Sot ekipi Kosovar deleguar nga Qendra e Aktivizimit të Rinisë mbërriti në qytetin Strasbourg, përkatësisht qytezën Saverne të Francës.

Qëllimi i vizitës është Festivali BalsiKa që po mbahet në datat 20 – 30 Gusht 2015.

Në aktivitet do të marrin pjesë mbi 80 të rinj nga 12 shtete Europiane, përkatësisht Bosnjë & Hercegovinë, Francë, Gjermani, Greqi, Kroaci, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni, Turqi, Serbi, Slloveni dhe Shqipëri.

Gjatë 10 ditëve, të rinjë Kosovar do t’ia mësojnë muzikën tradicionale shqiptare të tjerëve, si dhe do të mësojnë për muzikën tradicionale të huaj.

Nga Kosova po marrin pjesë 6 të rinj, përkatësisht Mejdi Sadiku si lider i grupit dhe pjësmarrësit Anda Gjini, Emin Syla, Era Mahmutxhiku, Fiona Pirana dhe Klodina Hoxha.

Të rinjtë shprehen të entuziazmuar për përvojën që po i pret në këto 10 ditë dhe shprehen të gatshëm që do ta përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë.