YAC në takim bashkëpunues në Slettestrand të Danimarkës

Global Education

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (YAC) është partnere nga Kosova e organizatës Danish United Nations Association nga Danimarka për projektin “Global Responsibility Education. Në kuadër të projektit në fjalë, po mbahet takimi kooperues në Slettestrand të Danimarkës i cili ka filluar më 25 Tetor dhe do të përfundon më 31 Tetor 2015.

Në takim po marrin pjesë 39 pëfaqësues të organizatave rinore joqeveritare nga 17 shtete, përkatësisht nga Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Egjipti, Franca, Gjeorgjia, Italia, Jordani, Kroacia, Kosova, Moldavia, Rumania, Spanja, Turqia dhe Ukraina. Kosovën në këtë trajnim po e përfaqësojnë anëtarët e bordit të YAC-së, Altin Halili dhe Egzon Ismajli.

Në kontekstin e një bote të globalizuar, ku sfidat regjionale tentojnë të na prekin të gjithëve, partnerët në projekt pajtohen që koncepti përgjegjësia globale duhet të përfshihet në edukimin joformal. Me politikat strategjike si Europa 2020, Qëllimet e Zhvillimit të Mileniumit, Rio +20, partnerët në projekt shohin atë si rolin e tyre si farën ndërmjet të rinjve, senzi i qytetarisë dhe përgjegjësisë globale.

Takimi do të krijojë ndërlidhjet ndërmjet 17 organizatave partnere për rreth Europës me qëllim të nxitjes të Edukimit të Përgjegjësisë Globale në nivel lokal dhe europian. Për më tepër, meqë takimi po mbahet nga përfaqësuesit e organizatave partnere me përgjegjësi menaxheriale, pjesëmarrësit do të jenë të aftë të dizajnojnë strategji operacionale për organizatën e tyre në lidhje me edukimin e përgjegjësisë globale, si dhe bien dakord në bashkëpunim të mëtejmë me partnerët e involvuar.