YAC në Serbi, përfaqëson Kosovën për bashkëpunimin e organizatave rinore europiane

IMG_20150625_171607

Qendra e Aktivizimit të Rinisë, përkatësisht zv. drejtori i kësaj qendre, z. Mejdi Sadiku po qëndron në Vrnjaçka Banja të Serbisë për t’u takuar me liderë të organizatave të ndryshme Europiane me qëllim bashkëpunimi.

Vizita është në kuadër të projektit “Explore you potential” (Zbulo potencialin tënd) në të cilin projekt marrin pjesë liderë të organizatave rinore nga 9 shtete Europiane, përkatësisht Estonia, Gjermania, Kosova, Letonia, Maqedonia, Polonia, Serbia, Shqipëria dhe Turqia.

Gjatë kësaj vizite po bëhet përgatitja e për trajnimin i cili do të mbahet në datat 22-30 Korrik të këtij viti, ku do të marrin pjesë 47 të rinj, ndërsa nga Kosova do të marrin 5 të rinj. Gjithashtu po disktuohet dhe po bëhet strategjia për partneritet afatgjatë mes partnerëve.

Mejdi Sadiku, zv. drejtor i YAC-së thekson se projekti ka për qëllim që të rinjtë të cilët nuk janë të punësuar dhe akoma janë duke vendosur për synimet e tyre të fitojnë më shumë vetëbesim, aftësi dhe njohuri të cilat do të jenë lehtë të transferueshme në kontekste edukative dhe punësore.

“Qëllimi ynë është që të rinjë të eksplorojnë mënyra të të mësuarit, fortësinë, talentin dhe potencialin e tyre, të vetëdijësohen se kush janë dhe sa kanë kapacitete, të zhvillohet personaliteti i të rinjve dhe zgjerimin e mundësive profesionale, t’i ndihmojmë të ndërtojnë synimet e të mësuarit dhe karrierës duke krijuar atmosferë të sigurt të edukimit joformal, t’i zhvillojmë kompetencat e të mësuarit gjatë gjithë jetës, vetëdijësimin dhe promovojmë pjesëmarrjen dhe kreatitive të të rinjve nëpër projecet rreth tyre”, përfundon Sadiku.