YAC në Pogradec për të krijuar strategji kreative për t’i përfshirë të rinjtë me mundësi të pakta

received_10203367798870679

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) po merrë pjesë si partnere e organizatës nikoqire nga Shqipëria “Fëmijët Janë e Ardhmja” (FJA) dhe organizatës lidere nga Holanda “The Richter Foundation” në projektin e quajtur “Creative Strategies to Approach Challenging Youth” (Strategjitë kreative për çasje sfiduese ndaj të rinjve) që po mbahet në Pogradec të Shqipërisë në datat 11-17 Gusht 2015.

Projekti ka mbledhur gjithsej 26 pjesëmarrës nga 13 shtete, përkatësisht Bullgaria, Çekia, Estonia, Greqia, Holanda, Italia, Kosova, Lituania, Maqedonia, Malta, Romania, Serbia dhe Shqipëria. Kosova po përfaqësohet nga 2 të rinj.

Gjatë projektit, pjesëmarrësit do të ndajnë njohuritë dhe përvojat në Si përgatizin projekte organizatat që synojnë në këtë target grup? Cili është roli i punës vullnetare në këtë fushë? Si mund profesionistët të përdorin qasje artistike dhe lojëra për të adresuar më mirë të rinjtë në këtë situatë? Si mund organizatat të angazhojnë komunitetet lokale në përmirësimin e mundësive të këtyre të rinjve për të qenë qytetarë të vërtetë europianë?

Qëllimet e trajnimit janë për të eksploruar temën e vullnetarizmit, me një theks të veçantë në promovimin e përfshirjes të grupeve me më pak mundësi, për të avokuar për teknikat e të mësuarit joformal, për të shqyrtuar synimet dhe objektivat e programit Erasmus + dhe të vendosë atë në kontekstin e punës së të rinjve dhe për të zhvilluar bashkëpunimin mes Europë dhe për të rritur rrjeteve evropiane.