YAC me kampanjë kundër duhanit

YAC_kampanja

Qendra e Aktivizimit të Rinisë sot ka mbajtur kampanjën me moton “Stop Duhanit, Respekt Ligjit”.

Në kuadër të projektit “Pirja e Duhanit Vret”, Qendra e Aktivizimit të Rinisë Youth Activism Center – YAC) ka organizuar kampanjën me qëllim të ndalimit të pirjes së duhanit nga të rinjtë dhe respektimin e ligjit të ndalimit të pirjes së duhanit nëpër vende publike.

Në kuadër të projektit ishin organizuar edhe pyetësorë me nxënës të shkollave të mesme dhe qytetarë nëpër kafiteri si dhe janë mbajtur 3 debate në komunat e Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë.

“Nga hulumtimi që kemi bërë, ka rezultuar se të rinjtë tanë gjithnjë e më shumë po e pijnë duhanin, andaj kjo është shqetësuese për shoqërinë tonë dhe si Qeveria Lokale ashtu edhe ajo Qendrore duhet të ndërmarrin masa në parandalimin e kësaj dukurie”, tha Mejdi Sadiku, zv. Drejtor i YAC-së.

Kampanja u mirëprit nga kalimtarët e rastit dhe në fund, anëtarët e YAC-së i shpërndanë balonë me thënie të ndalimit të duhanit në to për fëmijët që kalonin, gjë që i bëri të lumtur ata fëmijë.