16.12.2016

YAC mbanë trajnimin “Let’s Shape Your Career” në Universitetin e Usak të Turqisë

Trajnimi “Let’s Shape Your Career” është organizuar nga Universiteti i Usak-ut në Turqi, në kuadër të programit Erasmus+ të Komisionit Europian, ndërsa “Youth Activism Center” ishte partnere nga Kosova.

Ky trajnim është mbajtur nga data 07.12.2016 deri më datën 14.12.2016 në qytetin e Usak, (Izmir) të Turqisë, ku në të morrën pjesë shtete të ndryshme si Azerbejgjani, Greqia, Italia, Kosova, Lituania, Maqedonia, Rumania, Spanja, Turqia dhe Ukrahina.

Ky trajnim kishte për qëllim aftësimin si dhe mësimin e të rinjëve se si të jenë të sukesshëm si sipërmarrsës të rinj, si të merren me papunësinë e të rinjëve, me metodat e shkrimit të projektit 5W2H, biznis planeve, seminareve, projektpropozimeve të Erasmus +.

Zv. Drejtori i YAC-së njëkohësisht pjesëmarrës në këtë trajnim z.Alban Mehmeti, deklaron se përpos që morrën pjesë në trajnim, gjithashtu janë në kontakt përmes rrjetit social facebook me anë të një faqe të krijuar, ku ajo do të jetë shumë shpejt gati për shfrytëzimin e artikujve të ndryshëm që kanë të bëjnë me metodat e të mësuarit të përbashkët për aftësimin e të rinjëve për sipërmarrës, shkaqet e papunësisë, shembuj të ndërrmarrjeve të sukseshme si dhe trajnime për tu bërë sipërmarrës i suksesshëm.

Pjesëmarrësit tjerë në këtë projekt nga Kosova në kuadër të YAC-së ishin edhe Kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit të Gjilanit z.Mehmet Zylfiu dhe përfaqësuesi i Parlamentit Studentor i organizates studentore USPE z.Irfan Veseli, të cilët thanë po ashtu se mësuan më shumë në lidhje me aftësimin për një sipërmarrës të suksesshëm dhe të drejtat e njeriut në vende të ndryshe.