YAC krijon Guidën e Gjilanit

19917_10153584133826383_913679292707505814_n

Organizata Joqeveritare “Qendra e Aktivizimit të Rinisë” (Youth Activism Center – YAC) në bashkëpunim me faqen Bleje.NeT ka krijuar platformën e Guidës së Gjilanit me webfaqen www.gjilan.org.

Gjilani Guide është platformë ku ju mund të gjeni gjithçka rreth qytetit të Gjilanit. Këtu mund t’i gjeni vendet turistike, vendet kulturore, objektet fetare, hotelet, restaurantet, kafenetë, klubet e natës, qendrat tregtare, edukimit, qendrat e mjekësisë, kompanitë turistike, oraret e autobusëve nga Gjilani dhe shumë gjëra tjera.

Kështu, edhe Gjilani i bashkohet shumë qyteteve Europiane, pasi të gjitha, me qëllim promovimi kanë guiden e tyre.

YAC fton të gjithë të bashkohen kësaj iniciative dhe kështu t’i qojnë të dhënat e kompanive të veta, posaqërisht të kafeneve, hoteleve dhe restauranteve të cilat janë më të interesuarat për turistë, si dhe i kërkon qytetarëve që ta sygjerojnë Gjilani Guiden për t’i futur objetet tjera kulturore e turistike.

Vizitoni: www.gjilan.org