YAC ka marrë pjesë në trajnimin për trajner në Chisinau të Moldavisë

tot moldova

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) ka qenë partnere e organizatës Daneze “Danish United Nations Association” në projektin “Training of Trainers in Global Responsibility Education” e cila është mbajtur në datat 7-16 Tetor 2015 në kryeqytetin e Moldavisë në Chisinau.
 
Në projekt kanë marrur pjesë gjithsej 37 pjesëmarrës nga 15 shtete, përkatësisht Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Franca, Gjeorgjia, Italia, Kroacia, Kosova, Moldavia, Rumania, Spanja, Turqia dhe Ukraina. Kosova është përfaqësuar me një pjesëmarrës të përzgjedhur nga YAC.
 
Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrësit kanë mësuar medota të reja, vegla dhe inspirime për të promovuar përgjegjësinë globale ndër të rinjtë.
 
Trajnimi ka përfshinë simulime dhe ushtrime interaktive, punëtori, prezantime, diskutime dhe punë ekipore.