YAC ishte pjesë e BalsiKa për nderë të 1000 vjetorit të katedrales së Strasbourgut

DSC00254

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) përfundoi projektet BalsiKa të vitit 2015 me atë të cilën u mbajt në Strasbourg të Francës në datat 20-30 Gusht 2015.

YAC këtë vit ishte partnere në të trijat BalsiKa, në atë në Kotor të Malit të Zi, në Tuzla të Bosnjë & Hercegovinës dhe këtë të fundit në Strasbourg të Francës.

Në Strasbourg, YAC u prezantua me 6 të rinj, muzikantë të cilët e prezantuan më së miri Kosovën me muzikën e saj tradicionale.

Në BalsiKa France morrën pjesë 80 të rinj nga 12 shtete Europiane, përkatësisht Bosnja & Hercegovina, Franca, Gjermania, Greqia, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Turqia, Serbia, Sllovenia dhe Shqipëria.

Pjesëmarrësit nga Kosova, së bashku me ata nga Shqipëria të rinjve të 10 shteteve tjera ua mësuan këngët “Tumankuqe” dhe “Moj e Bukura More”.

Përveç që ia mësuan këngët tradicionale shqipe, ata edhe mësuan këngë tracidionale të shteteve të tjera pjesëmarrëse në projekt. Çdo natë në pjesë të ndryshme të Savernes dhe Strasbourgut u mbajtën nga një koncert ku u prezantuan këngët. Poashtu koncerte mbajtën edhe në lumin kufitar mes Francës dhe Gjermanisë, atë Rhine. Veç tjerash koncerte u mbanë edhe në Paris, mes të cilave edhe tek Muzeu i Louvrit. Koncerti kryesor u mbajtë më 28 Gusht, e cila u mbajtë në katedralen Notre Damme të Strasbourgut, e cila u mbajtë për nderë të 1000 vjetorit të themelimit të kësaj kateraleje.

Të rinjtë falenderuan YAC-në për mundësinë e dhënë dhe duke shpresuar që të marrin pjesë edhe në të ardhmen në aktivitete të ngjashme, i inkurajojnë të rinjtë që të marrin pjesë sa më shumë në programe të tilla, ngase nga vetëm përfiton përvojë dhe njohuri të re.