YAC do të përfaqësojë Kosovën në Vienë

Youth Activism Center – YAC (Qendra e Aktivizimit të Rinisë) edhe në vitin 2018 nuk e ka ndërmend të ndalen, andaj vazhdon me aktivitete rinore, e sidomos ato ndërkombëtare ku këtë vit synon që të dërgoj një numër edhe më të madh të rinjsh nëpër shtetet europiane për trajnime ose punëtori të ndryshme.

YAC kësaj radhe do ta përfaqësojë Kosovën në trajnimin ndërkombëtar për trajner “T4T | Training for Trainers” e cila do të mbahet në Vienë të Austrisë në datat 16 – 24 Prill 2018.

Trajnimi do të mbahet në partneritet me asociacionin për edukim Mlafiinfo Austria, organizatë me renome botërore në fushën e trajnimeve për të rinj si dhe financohet nga Bashkimi Europian, përkatësisht programi Erasmus+.

Në trajnim do të marrin pjesë gjithsej 28 pjesëmarrës nga 9 shtete, përkatësisht nga: Austria, Bullgaria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia, Portugalia, Rumania dhe Spanja.

Kosovën në këtë trajnim do ta përfaqësojnë 3 pjesëmarrës, përkatësisht: Mejdi Sadiku, Leonora Ibrahimi dhe Alban Mehmeti.