YAC dërgon të rinjtë nëpër Europë për trajnime

YAC Logo

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC​) këtë verë do të jetë mjaft e aktivizuar, sidomos me projekte ndërkombëtare. Deri më tani janë aprovuar 6 projekte ndërkombëtare, në të cilat YAC do t’i dërgoj të rinjtë nëpër vende të ndryshme europiane, përkatësisht, Angli, Bosnjë, Francë, Mal të Zi, Serbi dhe Shqipëri, për trajnime të ndryshme e shkëmbime përvojash. Gjithses 27 të rinj do të pëfshihen në këto projekte.

Projektet financohen nga Komisioni Europin ku pëfshijnë 100% të akomodimit dhe ushqimit, 100% të shpenzimeve të vizës si dhe shpenzimet e udhëtimit mbulohen sipas kalkulatorit të distanës mes shteteve të cilat janë të vendosura nga KE.

YAC këtë verë do të marrë pjesë në projektin “BalsiKa” në Kotor të Malit të Zi, i cili do të mbahet në datat 29 Qershor – 7 Korrik. Projekti është shkëmbim përvojash. Aty do të marrin pjesë 5 të rinj (1 Lider + 4 pjesëmarrës) të rinj të moshës 13-18 vjeçare.

Projekti tjetër në të cilën do të marrë pjesë do të jetë “BalsiKa” në Tuzla të Bosnjë & Hercegovinës, i cili do të mbahet në datat 25 Korrik – 4 Gusht. Edhe ky do të jetë shkëmbim përvojash. Aty do të marrim pjesë 6 të rinj. (1 Lider + 5 pjesëmarrës) të moshës 18-30 vjeçare.

YAC poashtu do të marrë pjesë në projektin “Tools & Skills” në Newcastle Upon Tyne të Anglisë, i cili do të mbahet në datat 10-18 Gusht. Projekti është trajnim. Projekti është trajnim. Aty do të marrim pjesë 3 të rinj të moshës 18-30 vjeçare.

Projekti tjetër që YAC do të marrë pjesë është “Creative strategies to approach challenging Youth” në Tiranë të Shqipërisë, i cili do të mbahet në datat 11-17 Gusht. Edhe ky projekt është trajnim. Aty do të marrin pjesë 2 të rinj.

YAC poashtu do të marrë pjesë edhe në projektin “BalsiKa” në Strasbourg të Francës, i cili do të mbahet në datat 20-30 Gusht. Projekti është shkëmbim përvojash. Aty do të marrin pjesë 6 persona (1 Lider + 5 pjesëmarrës) të moshës 18-30 vjeçare.

Së fundi është pranuar edhe projekti tjetër “Explore your potential” në Vrnjaçka Banja të Serbisë, i cili do të mbahet në 2 pjesë. Projekti është shkëmbim përvojash. Aty do të marrin pjesë 5 të rinj (1 Lider + 4 pjesëmarrës). Pjesa e parë është faza përgatitore ku lideri do marrë pjesë në datat 24-27 Qershor. Faza e dytë është workshopi ku do të marrin pjesë të 5 pjesëmarrësit në datat 22-30 Korrik.

Mejdi Sadiku, zv. Drejtor i YAC-së thekson se këto janë vetëm disa projekte të cilat janë aprovuar deri më tani, derisa ka edhe shumë projekte tjera në të cilat YAC është partnerre, të cilat presim dhe shpresojmë që do të aprovohen gjatë muajit të ardhshëm.