YAC certifikon studentët e Universitetit “Kadri Zeka”

DSC_0664

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan janë ndarë certifikata për rreth 300 studentë të cilët kanë marrë pjesë në trajnime të ndryshme të organizuara nga Qendra e Aktivizimit të Rinisë (YAC). Kështu studentët e Fakultetit të Edukimit kanë ndjekur trajnimin “Menaxhimi i Shkollave”, ata të Juridikut janë trajnuar për “Përpilimi i Kontratave”, kurse studentët e Fakultetit Ekonomik kanë ndjekur trajnimin “Hartimi dhe Menaxhimi i Projekteve”.

Me këtë rast, Naim Syla, U.D. rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan theksoi se UKZ gjithmonë do ti mbështes projektet me interes të studentëve dhe se jemi gjithmonë të interesuar që të kemi bashkëpunim me institucionet tjera që kanë për qëllim ngritjen e studentëve tanë. Puna që kanë bërë këta student që sot po marrin certifikata është një kontribut i rëndësishëm për të ardhmen. Kjo certifikatë do të futet në dosjen tuaj dhe është një ndihmesë plus në dokumentacionin tuaj dhe gjithashtu është një përvojë e mirë e juaja në fushën profesionale.

Punën e suksesshme të studentëve e përshëndeten edhe koordinatorët e Fakulteteve të Edukimit, Juridikut dhe Ekonomikut, duke thënë se mund të krenohemi se kemi studentë të vyer dhe të përgatitur për të cilët ia vlen të angazhohemi edhe më shumë. Ata përgëzuan studentët për angazhim, duke i siguruar se së bashku do t’ia dalim edhe në të ardhmen në të gjitha sfidat që na presin.

Studentët e trajnuar i ka përgëzuar edhe përfaqësuesi i Organizatës Qendra e Aktivizimit për të Rinj, Alban Mehmeti, organizatë kjo që njëherësh ka bërë edhe gjithë organizimin e trajnimeve.

Ndërsa, Mehmet Zylfiu, përfaqësues i studentëve, tha se ky është një motiv shumë i rëndësishëm që në të ardhmen studentët të angazhohen më tepër, sepse kur ke vullnet gjithmonë arrin sukses.