Thirrje urgjente për pjesëmarrës në trajnimin për trajner në Vienë të Austrisë

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) është partnere e organizatës Austriake “Mladiinfo Austria” në projektin “Training for Trainers” e cila do të mbahet në datat 16-24 Prill 2018 në kryeqytetin e Austrisë në Vienë.

Shtetet partnere: Austria, Bullgaria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia, Portugalia, Rumania dhe Spanja.
Datat: 16 – 24 Prill 2018.
Vendi: Vienë, Austri.
Data e fundit e aplikacionit: 15.03.2018, 23:59

Kosova do të përfaqësohet përmes organizatës YAC e cila do ta ketë një përfaqësues. Për shkak të kohës së shkrutër, YAC po kërkon një pjesëmarrës/e i/e cili/a ka vizë valide schengen ose pasaportë tjetër pos asaj Kosovare.

Në projekt do të marrin pjesë gjithsej 28 pjesëmarrës nga 9 shtete, përkatësisht nga: Austria, Bullgaria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia, Portugalia, Rumania dhe Spanja.

Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të zbulojnë aftësi trajnuese, qëndrim, njohuri, vlera dhe kompetenca, do t’i zhvillojnë aftësitë komunikuese, folëse, dëgjuese verbale dhe joverbale, do t’i kuptojnë grupet, si të kompunikojnë me ta si të punojnë dhe lidhjen mes grupit dhe trajnerit, do të krijojnë mundësi për të praktikuar dhe ndërtuar mbi ato kompetenca ekzituese trajnuese, etj.

Trajnimi do të përfshinë simulime dhe ushtrime interaktive, punëtori, prezantime, diskutime dhe punë ekipore.

Trajnimi do të jetë në gjuhën Angleze, ndërsa nuk do të ketë përkthim. Pra, pjesëmarrësit duhet të kenë njohuri të mirë të gjuhës angleze, në të shkruar e në të folur.

Pjesëmarrësit
Mosha: nga 18 deri 35;
Numri: 1 pjesëmarrës.

Shpenzimet
Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara. Shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit janë të mbuluara gjatë programit. Shpenzimet e udhëtimit do të rimbursohen deri në 275 euro pas programit përmes llogarisë bankare. Rimbursimit bëhet në periudhën deri 2 muaj pas trajnimin dhe të gjitha faturat e udhëtimit duhen të ruhen. Gjithashtu pjesëmarrësit duhet të pagujanë sigurimin shëndetësor vetë.

Pagesa për pjesëmarrje
Pagesa për pjesëmarrje për trajnim është 50 euro, të cilat i jepen organizatës Youth Activism Center pas përzgjedhjes, ndërsa nuk kthehet prapa.

Afati i fundit i aplikimit
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë deri më 15 Mars 2018 në ora 23:59.

Forma e aplikimit.