Thirrje urgjente për pjesëmarrës në shkëmbim përvojash për të drejtat e njeriut në Offenbach të Gjermanisë

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) është partnere e klubit interkultural të “Goethe University” në projektin “Human Rights NOW!” e cila do të mbahet në datat 23-31 Tetor 2018 në Offenbach të Gjernanisë.

Shtetet partnere: Bullgaria, Çekia, Gjermania, Kosova, Palestina, Shqipëria dhe Turqia.
Datat: 23 – 31 Tetor 2018.
Vendi: Offenbach, Gjermani.
Data e fundit e aplikacionit: 04.09.2018, 23:59

Kosova do të përfaqësohet përmes organizatës YAC e cila do ta ketë një përfaqësues. Për shkak të kohës së shkrutër, YAC po kërkon një pjesëmarrës/e i/e cili/a ka vizë valide schengen ose pasaportë tjetër pos asaj Kosovare.

Në projekt do të marrin pjesë gjithsej 36 pjesëmarrës nga 7 shtete, përkatësisht nga: Bullgaria, Çekia, Gjermania, Kosova, Palestina, Shqipëria dhe Turqia.

Projekti ka për qëllim zhvillimin dhe përmirësimin e kapaciteteve në organizatat rinore pjesëmarrëse, përkatësisht vetëdijësimi dhe aftësimi i të rinjve për të drejtat e njeriut dhe për të adresuar në mënyrë proaktive shkeljet e të drejtave të njeriut dhe çështjeve të ndjeshme të migrimit.

Trajnimi do të përfshinë simulime dhe ushtrime interaktive, punëtori, prezantime, diskutime dhe punë ekipore.

Trajnimi do të jetë në gjuhën Angleze, ndërsa nuk do të ketë përkthim. Pra, pjesëmarrësit duhet të kenë njohuri të mirë të gjuhës angleze, në të shkruar e në të folur.

Pjesëmarrësit
Mosha: nga 18 deri 35;
Numri i pjesëmarrësve: 5 pjesëmarrës.

Shpenzimet
Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara. Shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit janë të mbuluara gjatë programit. Shpenzimet e udhëtimit do të rimbursohen deri në 275 euro pas programit përmes llogarisë bankare. Rimbursimit bëhet në periudhën deri 2 muaj pas trajnimin dhe të gjitha faturat e udhëtimit duhen të ruhen. Gjithashtu pjesëmarrësit duhet të pagujanë sigurimin shëndetësor vetë.

Pagesa për pjesëmarrje
Pagesa për pjesëmarrje për trajnim është 50 euro, të cilat i jepen organizatës Youth Activism Center pas përzgjedhjes, ndërsa nuk kthehet prapa.

Afati i fundit i aplikimit
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë deri më 4 Shtator 2018 në ora 23:59.

Forma e aplikimit.