Thirrje për pjesëmarrës për trajnimin “Together for NEET” në Tetovë, Maqedoni

neet

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) është partner nga Kosova e organizatës nga Shqipëria “CNELL Albania” për projektin “Together for NEET!”. Në kuadër të projektit, ky trajnim do të mbahet në Tetovë, Maqedoni në datat 7-16 Shkurt 2016.

Koha: 7 – 16 Shkurt 2016
Vendi: Tetovë, Maqedoni.
Afati i fundit për aplikim: 18.12.2015, 23:59.

Objektiva kryesore e projektit është krijimi i sinergjive ndërmjet diversitetit të palëve të interesuara (institucioneve edukative, sektoreve të rinisë, tregut të punës) në mënyrë që të hulumtojnë së bashkë masat efektive dhe intervenimet për riintegrim më të mirë të personave me mundësi të pakta në shoqëri, edukim dhe tregun e punës.

Objektivat specifike
– Të mblidhemi së bashku për kuptim më të mirë të qështjeve të personave me mundësi të pakta duke shpërndarë intervenimet e suksesshme të mëhershme dhe kuptimi i rolit të secilit sektor në zgjidhjen e problemeve.
– Të pajisen të involvuarit me punën e të rinjve me personat me mundësi të pakta me aftësi dhe kompetenca për përkrahje më të mirë të këtij target grupi të ndjeshëm.
– Të zhvillohen modele inovative të metodave të intervenimit – veglave – programeve.

Pjesëmarrësit
Mosha: nga 18 deri 30 vjeç;
Numri i pjesëmarrësve: 3 pjesëmarrës

Shpenzimet
Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara. Akomodimi dhe ushqimi mbulohen gjatë programit. Shpenzimet e udhëtimit do të rimburohen pas programit.

Pagesa për pjesëmarrje
Pagesa për pjesëmarrje në këtë trajnim është 30 euro, të cilat do t’i ipen organizatës “Qendra e Aktivizimit të Rinisë” pas përzgjedhjes.

Afati i fundit për aplikim
Pjesëmarrësit e interesuar mund të aplikojnë deri më 18 Dhjetor 2015 në 23:59.

INFO PACK

APLİKO KËTU.