Thirrje për pjesëmarrës për trajnimin “Leadership+” në Divcibare, Serbi

Leadership-abstract-007

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (YAC) është partnere nga Kosova e organizatës Eko Planeta nga Serbia për projektin  “Leadership+. YAC po kërkon 2 pjesëmarrës nga Kosova për trajnimin që do të mbahet në Divcibare të Serbisë në datat 21-28 Tetor 2015.

Shtetet partnere: Bosnjë dhe Hercegovina, Estonia, Italia, Kosova, Lituania, Maqedonia, Portugalia, Romania, Spainja, Shqipëria and Turkey.
Datat: 21 – 28 Tetor 2015
Vendi: Divcibare, Serbia.
Data e fundit e aplikacionit: 05.09.2015, 23:59

“Leadership +” është trajnim rreth lidershipit i cili do të mbahet në Serbi ndërmjet datave 21 – 28 Tetor 2015 dhe sjellë së bashku 31 të punëtorë të rinj, liderë të rinj dhe të rinj aktiv nga 14 shtete të ndryshme për të diskutuar idetë për projekte.

Projekti bazohet në faktin se liderët e grupeve nga OJQ-të e nryshme janë të aftë të rrisin kualitetin e shkëmbimeve të përvojave duke gjetur modele të përshtatshme për motivimin e të rinjve të marrin pjesë aktivisht në proces dhe të përfitojnë aftësi dhe njohuri të reja.

Ideja kryesore e projekti është gjetja e këtyre formave dhe metodave të motivimit, ku lideri nuk është vetëm një mësues ose mentor, por ai/ajo luan rol aktiv si lehtësues i cili njeh teknologjinë e përfshierjes së të rinjve.

Për shkak të eksperiencës së mëparshme, jemi të sigurtë që liderët e grupeve nëpër shoqëritë ndërkombëtare janë përshtatur, kanë zhvilluar sisteme të përshtatshme dhe i përdorin ato në punët e tyre. Nga këto ne mund ta shohim qëndrimin e të rinjtë përmes projekteve, interesimit të tyre për shkëmbime të përvojave dhe rritjes së kualitetit të programit të Erasmus+.

Pjesëmarrësit
Mosha: nga 18 deri 28;
Numri: 2 pjesëmarrës.

Shpenzimet
Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara. Shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit janë të mbuluara gjatë programit. Shpenzimet e udhëtimit do të rimbursohen deri në 80 euro pas programit përmes llogarisë bankare.

Pagesa për pjesëmarrje
Pagesa për pjesëmarrje për trajnim është 50 euro, nga të cilat 25 euro i jipen organizatës Youth Activism Center pas përzgjedhjes, derisa pjesa tjetër prej 25 euro jipen kur të arrijnë në Serbi.

Afati i fundit i aplikimit
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë deri më 5 Shtator 2015 në ora 23:59.

Forma e Aplikimit.