Thirrje për pjesëmarrës për shkëmbim përvojash “Explore your Potential” në Vrnjaçka Banja, Serbi

vrnjacka_banja

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (YAC) është partnere nga Kosova e organizatës Irid Moj Grad from Serbia për projektin “Explore your Potential“. YAC po kërkon 5 pjesëmarrës nga Kosova për trajnimin që do të mbahet në Vrnjaçka Banja të Serbisë në datat 22-30 Korrik 2015.

Shtetet partnere: Estoni, Gjermani, Kosovë, Letoni, Maqedoni, Poloni, Serbi, Shqipëri dhe Turqi.
Datat: 22 – 30 Korrik 2015
Vendi: Hotel Lider S, Vrnjacka Banja, Serbia.
Data e fundit e aplikacionit: 07.07.2015, 23:59

“Explore you potential” (Zbulo potencialin tënd) sjellë në Vrnjaçka Banja për 9 ditë, 47 të rinj nga 9 shtete Europiane, përkatësisht Estonia, Gjermania, Kosova, Letonia, Maqedonia, Polonia, Serbia, Shqipëria dhe Turqia.

Pjesëmarrësit e këtij programi do të jenë rinjtë të cilët nuk janë të punësuar dhe akoma janë duke vendosur për synimet e tyre të fitojnë më shumë vetëbesim, aftësi dhe njohuri të cilat do të jenë lehtë të transferueshme në kontekste edukative dhe punësore. Projekti është në gjuhën angleze.

Ne synojmë:
– Të rinjë të eksplorojnë mënyra të të mësuarit, fortësinë, talentin dhe potencialin e tyre,
– Të vetëdijësohen se kush janë dhe sa kanë kapacitete,
– Të zhvillohet personaliteti i të rinjve dhe zgjerimin e mundësive profesionale,
– T’i ndihmojmë të ndërtojnë synimet e të mësuarit dhe karrierës duke krijuar atmosferë të sigurt të edukimit joformal,
– T’i zhvillojmë kompetencat e të mësuarit gjatë gjithë jetës, vetëdijësimin dhe promovojmë pjesëmarrjen dhe kreatitive të të rinjve nëpër projecet rreth tyre.

Programi i shkëmbim përvojave do të përdor metodologji të ndryshme – prezantime të praktikave të mira nga shtete të ndryshme, diskutime dhe seminare reflektuese, lojëra simulative, ushtrime praktike, raste studimi, aktivitete të jashtme, ushtrime të vallëzimit dhe dramas, iniciativa problem zgjidhëse, kërkime artistike, vizualizime, meditim, punë ekipore dhe qëllime grupore, ushtrime të shkruajtjes kreative etj.

Pjesëmarrësit
Mosha: nga 18 deri 25;
Numri: 4 pjesëmarrës + 1 lider i grupit;

Programi do t’i sjellë 47 pjesëmarrës dhe 11 liderë të grupeve, të cilët duhet të jenë të motivuar dhe të interesuar për temën. Ata duhet të jenë në pozitë ta shumëzojnë eksperiencën e tyre të fituar gjatë programit në realiet. Gjithashtu presim nga ta të jenë gati të zhvillojnë dhe implementojnë aktivitete përcjellëse si rezultat i projektit dhe të jenë të aftë të marrin pjesë gjatë gjithë programit.

Shpenzimet
Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara. Shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit janë të mbuluara gjatë programit. Shpenzimet e udhëtimit do të rimbursohen deri në 80 euro pas programit përmes llogarisë bankare.

Afati i fundit i aplikimit
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë deri më 7 Korrik 2015 në ora 23:59.

Forma e aplikimit