Thirrje për Kosovarët me pasaporta të huaja, trajnim për trajner në Chisinau, Moldavi

traing_the_trainer

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) është partnere e organizatës Daneze “Danish United Nations Association” në projektin “Training of Trainers in Global Responsibility Education” e cila do të mbahet në datat 7-16 Tetor 2015 në kryeqytetin e Moldavisë në Chisinau.

Shtetet partnere: Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Franca, Gjeorgjia, Italia, Kroacia, Kosova, Moldavia, Rumania, Spanja, Turqia dhe Ukraina.
Datat: 7 – 16 Tetor 2015
Vendi: Chisinau, Moldavi.
Data e fundit e aplikacionit: 04.09.2015, 23:59

Kosova do të përfaqësohet përmes organizatës YAC e cila do ta ketë një përfaqësues. Për shkak që Moldavia akoma nuk e ka njohur Kosovën, poashtu nuk e pranon pasaportën e Kosovës. Andaj, YAC po kërkon një pjesëmarrës/e i/e cili/a ka pasaportë tjetër pos asaj Kosovare.

Në projekt do të marrin pjesë gjithsej 37 pjesëmarrës nga 15 shtete, përkatësisht Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Franca, Gjeorgjia, Italia, Kroacia, Kosova, Moldavia, Rumania, Spanja, Turqia dhe Ukraina.

Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të mësojnë medota të reja, vegla dhe inspirime për të promovuar përgjegjësinë globale ndër të rinjtë.

Trajnimi do të përfshinë simulime dhe ushtrime interaktive, punëtori, prezantime, diskutime dhe punë ekipore.

Trajnimi do të jetë në gjuhën Angleze, ndërsa nuk do të ketë përkthim. Pra, pjesëmarrësit duhet të kenë njohuri të mirë të gjuhës angleze, në të shkruar e në të folur.

Pjesëmarrësit
Mosha: nga 18 deri 28;
Numri: 1 pjesëmarrës.

Shpenzimet
Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara. Shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit janë të mbuluara gjatë programit. Shpenzimet e udhëtimit do të rimbursohen deri në 275 euro pas programit përmes llogarisë bankare. Rimbursimit bëhet në periudhën deri 2 muaj pas trajnimin dhe të gjitha faturat e udhëtimit duhen të ruhen. Gjithashtu pjesëmarrësit duhet të pagujanë sigurimin shëndetësor vetë.

Pagesa për pjesëmarrje
Pagesa për pjesëmarrje për trajnim është 30 euro, të cilat i jepen organizatës Youth Activism Center pas përzgjedhjes.

Afati i fundit i aplikimit
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë deri më 4 Shtator 2015 në ora 23:59.

Forma e aplikimit.