Thirrje për aplikim: Shkëmbim përvojash “Gender approach to migrations in Europe” në Francë

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) është partner i organizatës franceze “Association Balade” në projektet të saj “BalsiKa”. Në kuadër të projektit BalsiKa, është edhe shkëmbimi përvojash “Gender approach to migrations in Europe” (Qasja gjinore në migrimet Europiane) e cila do të mbahet më 3-14 Gusht 2018 në Alpet Franceze, më saktësisht në Gresse en Vercors afër qytetit Grenoble.

BalsiKa është një festival mjaft i njohur ndërkombëtarë i muzikës, formuar nga kombinimi i kulturës muzikore ballkanase dhe alsatiane. Më shumë info rreth festivalit: www.balsika.org.

“Gender approach to migrations in Europe″, në të cilin partner nga Kosova është YAC, do të organizohet më 3-14 Gusht 2018, në Alpet Franceze, më saktësisht në Gresse en Vercors afër Grenobles në Francë. Nga 4 shtete të ndryshme të Europës, (Bosnja, Franca, Kosova dhe Spanja) do të mbledhen 36 të rinj të cilët kanë njohuri dhe dijnë të luajnë me ndonjë instrument muzikor apo të këndojnë. Tema e projektit do të jetë qasja gjinore në migrimet Europiane. Video, filma të shkurtër, lojëra pedagogjike, pyetësorë, takime me ekspertë, punëtori dhe diskutime rreth temës, aktivitete në ambient të hapur, etj, do të jenë disa nga metodat që do të përdoren.

Nga Kosova do të marrin pjesë poashtu 5 të rinj të moshës 13-18 vjeç dhe 2 lider të moshës 18-22 vjeç dhe do të kenë shkëmbim përvojash për 12 ditë me të rinj moshatarë të tyre nga shtetet e përmendura më lartë. Gjuha Angleze është gjuha që do të përdoret në program, andaj pjesëmarrësit medoemos duhet ta dijnë gjuhën angleze.

YAC bën thirrje për aplikim të rinjve të moshës mbi 13-22 vjeçare, të cilët posedojnë gjuhën angleze dhe dijnë të luanjë ndonjë instrument muzikor apo të këndojnë që të aplikojnë për programin dymbëdhjetëditor në Francë në muajin Gusht.

Projekti është i financuar nga Komisioni Europian, përkatësisht programi “Erasmus+” i KE-së. Shpenzimet e programit si (akomodimi, ushqimi, materialet e programit) do të mbulohen nga organizatori, ndërsa shpenzimet e udhëtimit do të rimbursohen deri në 275 euro. Pagesa për pjesëmarrje është 30 euro, të cilat do të paguhen pas perzgjedhjes.

Afati i fundit për aplikim është 25 Maj 2018.

Data e aktivitetit: 03.08.2015-14.08.2015
Kohëzgjatja: 12 ditë
Vendi: Gresse en Vercors, Grenoble, Francë
Mosha e pjesëmarrësve: 13-22 vjeç
Afati i fundit i aplikimit: 25.05.2015, ora 23:59

Për të aplikuar klikoni këtu.