Thirrje për aplikim: Shkëmbim përvojash “BalsiKa” në Strasbourg, Francë

Saverne

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) është partner i organizatës franceze “Association Balade” në 3 projekte të saj në kuadër të Festivalit “BalsiKa”.

BalsiKa është një festival mjaft i njohur ndërkombëtarë i muzikës, formuar nga kombinimi i kulturës muzikore ballkanase dhe alsatiane. Më shumë info rreth festivalit: www.balsika.org.

“BalsiKa 11″, në të cilin partner nga Kosova është YAC, do të organizohet në muajin Gusht, në provincen Saverne, 30 KM afër Stasbourgut në Francë, me të rinj të moshës 18-25 vjeçare. Nga 12 shtete të ndryshme të Europës, do të mbledhen 60 të rinj të kësaj moshe të cilët kanë njohuri dhe dijnë të luajnë me ndonjë instrument muzikor, derisa intrumentin duhet ta marrin me vete.

Nga Kosova do të marrin pjesë poashtu 6 të rinj të kësaj moshe (16-25 vjeçare) dhe do të kenë shkëmbim përvojash për një javë me të rinj moshatarë të tyre nga shtete të ndryshme. Gjuha Angleze është gjuha që do të përdoret në program, andaj pjesëmarrësit medoemos duhet ta dijnë gjuhën angleze.

YAC bën thirrje për aplikim të rinjve të moshës mbi 16-25 vjeçare, të cilët posedojnë gjuhën angleze dhe dijnë të luanjë ndonjë instrument muzikor, që të aplikojnë për programin dhjetëditor në Francë në muajin Gusht.

Projekti është i financuar nga Komisioni Europian, përkatësisht programi “Erasmus+” i KE-së. Shpenzimet e programit si (akomodimi, ushqimi, materialet e programit) do të mbulohen nga organizatori, ndërsa shpenzimet e udhëtimit do të rimbursohen deri në 170 euro. Pagesa për pjesëmarrje është 40 euro.

Afati i fundit për aplikim është 20 Maj 2015.

Data e aktivitetit: 30.08.2015-20.08.2015
Kohëzgjatja: 10 ditë
Vendi: Saverne, Strasbourg, France
Mosha e pjesëmarrësve: 18-25 vjeç
Afati i fundit i aplikimit: 20.05.2015, ora 23:59

Për të aplikuar klikoni këtu.