Të rinjtë nga YAC kanë arritur në Gjermani për “Human Rights NOW!”

Youth Activism Center – YAC (Qendra e Aktivizimit të Rinisë) po merrë pjesë në projektin “Human Rights NOW!” që do të mbahet në Offenbach, në afërsi të Frankfurtit të Gjermanisë në datat 23 – 31 Tetor 2018.

YAC është partner me klubin ndërkulturor të Universitetit Goethe të Frankfurtit. Projekti financohet nga Bashkimi Europian, përkatësisht programi Erasmus+.

Në projekt po marrin pjesë gjithsej 36 pjesëmarrës nga 7 shtete, përkatësisht nga: Bullgaria, Çekia, Gjermania, Kosova, Palestina, Shqipëria dhe Turqia.

Kosovën në këtë trajnim po përfaqësohet nga 5 pjesëmarrës, përkatësisht: Blerim Maxhuni, Diellëza Kastrati, Doruntina Berisha, Eriona Haxhimusa dhe Vigan Dika.

Njëherësh, ky është grupi i fundit i YAC-së në projektet ndërkombëtare për këtë vit, ndërsa YAC premton se edhe vitin tjetër do të vazhdoj t’i krijojë mundësi të rinjve Kosovar të marrin përvoja e të trajnohen nëpër shtetet Europiane.