Të rinjtë nga Kosova prezantuan muzikën shqipe në Francë

Ekipi Kosovar i deleguar nga Qendra e Aktivizimit të Rinisë ka marrur pjesë në programin BalsiKa i cili u mbajtë në Gresse en Vercors të Francës, në datat 04-14 Gusht 2018. Projekti ishte financuar nga programi “Erasmus+” dhe ishte implementuar nga organizata franceze “Association Balade”, ku ne ishim organizatë partnere për herë të 6-të me radhë.

BalsiKa është një festival mjaft i njohur ndërkombëtarë i muzikës, formuar nga kombinimi i kulturës muzikore ballkanase dhe alsatiane.

Gjatë programit 10 ditorë që u mbajtë nga 4 deri më 14 Gusht 2018 morrën pjesë 27 të rinjë nga shtetet: Bosnja & Herzegovina, Franca, Kosova dhe Spanja. Ku te rinjtë Kosovar gjatë 10 ditëve iu mësuan të rinjve të tjerë muzikën tradicionale shqiptare si dhe mësuan për muzikën tradiconale të huaj.

Mejdi Sadiku, Leonora Ibrahimi, Elza Mehmeti, Eriona Haxhimusa, Riar Haziri, Lyra Hoxha, Mirlinda Murati dhe Drin Krasniqi janë të rinjët të cilët përfaqësuan Kosovën si dhe janë deklaruar se janë të lumtur që janë perzgjedhur në këtë aktivitet e t’a përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë në arenën ndërkombëtare.

Qendra e Aktivizimit të Rinisë është hera e 6-të që është pjesë e programit BalsiKa të mbajtur në shtete si: Francs, Bosnja dhe Mali i Zi. Organizata prej themelimit ka dërguar mbi 100 të rinj Kosovar në aktivitete jashtë Kosovës, kështu duke mundësuar atyre prej trajnimeve e deri te aktivitete te ndryshme sikur BalsiKa.