Të rinjtë nga Kosova po trajnohen për menaxhimin e konfliktit në Bonn të Gjermanisë

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) është duke marrë pjesë në trajnimin për menaxhimin e konflikteve dhe përmirësimin e kushteve të migrantëve/refugjatëve e cila po mbahet në Bonn të Gjermanisë.

Projekti është financuar nga Komisioni Europian, përkatësisht programi për të rinjtë Erasmus+ dhe është duke u implemetuar nga OJQ NEST Berlin.

Trajnimi “Konflikti pushtues” është pjesë e projektit “Ndërtimi i besimit përmes bashkëpunimit”. Projekti synon të ndikojë pozitivisht në gjendjen e migrantëve / refugjatëve në mënyrat e mëposhtme:
– Diskutimin e hapur mbi kushtet e refugjatëve, duke u angazhuar kundër stereotipeve dhe ndjenjave ksenofobike midis banorëve lokal.
– Ndërtimi i paqes nëpërmjet veprimtarive të zgjidhjes së konfliketeve, duke përdorur metoda NFE, e cila synon të zhvillojë vetëdijen dhe kompetencat e të rinjve në këtë fushë.

Fokusi kryesor i trajnimit do të jetë zhvillimi i veprimeve dhe mjeteve të reja për t’u angazhuar në çështjet e refugjatëve përmes menaxhimit të konfikteve.

Në këtë projekt po marrin pjesë 25 pjesëmarrës nga 9 shtete të ndryshme, përkatësisht nga Azerbajxhani, Gjermania, Gjeorgjia, Italia, Kosova, Portugalia, Serbia, Sllovakia dhe Shqipëria, ndërsa Kosova po përfaqësohet nga YAC me 2 të rinj.

Liridona Rrahmani dhe Egzona Bexheti janë përfaqësuesit e Kosovës përmes YAC-së të cilët kanë deklaruar që janë të lumtur që janë përzgjedhur për të fituar njohuri në këtë fushë e në këtë mënyrë ta përfaqësojnë YAC-ne e Kosovën në arenën ndërkombëtare.