Të rinjtë Kosovarë në festivalin BalsiKa në Kotor të Malit të Zi

BalsiKa Montenegro - Kosovo team

4 të rinj të moshës 13-18 vjeçare si dhe një lider i moshës 18+ vjeçare po marrin pjesë në festivalin BalsiKa që po mbahet në Kotor të Malit të Zi në datat 29.06.2015 – 07.07.2015.

BalsiKa është një festival mjaft i njohur ndërkombëtarë i muzikës, formuar nga kombinimi i kulturës muzikore ballkanase dhe alsatiane. Më shumë info rreth festivalit: www.balsika.org.

Në këtë festival po marrin pjesë 28 pjesëmarrës të moshës 13-18 vjeçare nga 7 shtete, si dhe 10 liderë të grupeve të moshës 18+. Në festival po marrin pjesë 7 shtete, përkatësisht Bosnjë dhe Hercegıvina, Franca, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria. Kosova po përfaqësohet nga Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC). Të rinjtë të cilët po marrin pjesë janë: Valon Ajvazi, lider i grupit si dhe pjesëmarrësit Elza Mehmeti, Festë Maliqi, Fisnik Fetahu dhe Zgjesë Kosumi.

Të gjithë do të luajnë muzikë dhe do të përfshihen në projektin e orkestrës rinore. Puna përgatitore do të bëhet përmes kërkimeve në internet takimeve me ekspertë dhe mbledhjes së deklaratave të dëshmitarëve.

Tema do të jetë rreth drogës, alkoolit dhe artistit: parajsa në të njejtën kohë ky gji i Kotorit me orkestrën rinore – dhe parasjat artificiale, joshje e madhe për të rinjtë dhe artistët.

Përmes seminareve, ku secili grup do të bëhet ekspert përmes punës kërkimore, filmave, lojërave pedagogjike, pyetësorëve, diskutimeve, aktiviteteve artistike, pjesëmarrësit do të provojnë të kenë mendimin e tyre mendimin e tyre personal për këto substanca kimike të modifikimit të trurit dhe inspirimit artistik.

Qëllimi është të flasim rreth kësaj me adoloshentët në mënyrë që ata të mendojnë vetë në këtë temë delikate. Qëllimi i shkëmbimit poashtu është për të mbledhur grupe të reja në projektin BalsiKa dhe në këtë mënyrë të punojmë për paqe dhe pajtim.