Të rinjtë Kosovar të YAC-së, në Serbi mësuan si të explorojnë potencialin e tyre

explore3

YAC si organizatë rinore e cila përfshihet nëpër shumë projekte që mbështeten nga Erasmus+ programi Youth in Action ka marrë pjesë edhe në një Shkëmbim përvojash te mbajtur në Vrnjaçka Banja të Serbisë, me temen “Explore Your Potential” (Eksploro potencialin tuaj). Në këtë projekt kanë prezantuar 42 të rinj nga 9 shtete të Europës siç janë: Estonia, Gjermania, Kosova, Letonia, Macedonia, Polonia, Serbia, Shqiperia dhe Turqia. Nga Kosova morrën pjesë 5 të pjesëmarrës.

Ky projekt ka zgjatur 8 ditë duke perfshirë ditën e arritjes dhe ditën e fundit, ku pjesëmarrësit kthehen nëpër shtëpitë e tyre. Gjatë këtyre ditëve u zhvilluan aktivitete të ndryshme, ku përfshihen edhe të mesuarit e teorisë së 8 inteligjencave të Gordonit, u zhvilluan dhe u spjeguan edhe më qartë kompetencat e gjithësecilit. Në këtë projekt kanë patur mundesinë 3 pjesëmarrës të zhvillojnë punëtori duke zhvilluar dhe zbuluar edhe më shumë potencialin e pjesëmarrësve. Punëtoritë kishin të bëjnë me vetëbesimin si dhe me zgjimin e aftësive krijuese dhe artistike. Një ndër aktivitetet më mbresëlënëse ka qenë aktiviteti Origom, ku të gjithe zgjuan kurreshtje dhe dëshirë për të mësuar manipulimin e një copëze letre për të krijuar forma të ndryshme. Patjeter që është ligjëruar edhe për programin e Erasmus+, Youth in Action.

Gjatë kësaj periudhe pjesëmarrësit e këtij projekti kanë fituar një eksperiencë dhe njohuri rreth të tjerëve si dhe rreth vetes – duke e ditur që ekzistojnë shumë stimulues të frikës, mirëpo shumë nga këta stimulues i fshehim thellë në të pavetëdijshmen tonë, andaj ky projekt ka ndihmuar që shumë prej pjesëmarrësve të kenë njohuri mbi frikat dhe dëshirat e thella që i posedojnë. Prandaj të rinjtë e Kosovës kthehen dhe raportojnë për këtë eksperience si diçka shumë e dobishme dhe si diçka e nevojshme për gjithësecilin në këtë vend.