Të rinjtë Kosovar eksplorojnë potencialin në Serbi

11844166_995527217136564_1563863455_n

Youth Activism Center po merr pjesë në projektin “Explore Your Potential” në të cilin është partner nga Kosova, duke e përfaqësuar atë. Ekipi nga Kosova përbëhet nga Merita Hajrullahu, Muhamed Azizi, Ardian Muçaj, Halide Morina dhe Diona Kusari.

“Explore your potential” është projekt që po mbahet në Vrnjaçka Banja të Serbisë, i organizuar nga organizat serbe “Irid moj grad”. Qëllimi i projektit është eksplorimi i mënyrave të të mësuarit, fortësisë, talentit dhe potencialit të të rinjve, vetëdijësimi, zhvillimi i personalitetit të të rinjve dhe zgjerimin e mundësive profesionale, ndërtimi i synimeve të të mësuarit dhe karrierës duke krijuar atmosferë të sigurt të edukimit joformal, zhvillimi i kompetencave të të mësuarit gjatë gjithë jetës, vetëdijësimi dhe promovimi i pjesëmarrjes dhe kreativitetit të të rinjve nëpër projecet rreth tyre.

Për 9 ditë, sa do të mbahet projekti i cili ka filluar më 22 Korrik dhe do të përfundoj më 30 Korrik, ka grumbulluar gjithsej 47 të rinj nga 9 shtete Europiane, përkatësisht Estonia, Gjermania, Kosova, Letonia, Maqedonia, Polonia, Serbia, Shqipëria dhe Turqia.

Programi i shkëmbim përvojave po përdorë metodologji të ndryshme – prezantime të praktikave të mira nga shtete të ndryshme, diskutime dhe seminare reflektuese, lojëra simulative, ushtrime praktike, raste studimi, aktivitete të jashtme, ushtrime të vallëzimit dhe dramas, iniciativa problem zgjidhëse, kërkime artistike, vizualizime, meditim, punë ekipore dhe qëllime grupore, ushtrime të shkruajtjes kreative etj.

Të rinjtë nga Kosova shprehen të lumtur që po marrin pjesë në këtë trajnim, pasi sipas tyre është një temë ku çdo i ri preket, andaj fati ishte në anën e tyre për të qenë pjesëmarrës në të.