Të rinjtë e YAC-së u kthyen nga Bosnja me eksperiencë të re

BalsiKa10Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) ishte partnere edhe në projektin BalsiKa në Tuzla të Bosnjë & Hercegovinës, ku u prezantua me 5 të rinj, muzikantë të cilët e prezantuan më së miri Kosovën me muzikën e saj tradicionale.

BalsiKa i cili ishte pjesë e Ethno Fest Bosnia, e cila vepron në kuadër të Ethno World, u mbajt në datat 25 Korrik – 4 Gusht 2015, në të cilin projekt kanë marrur pjesë afër 100 të rinj nga 12 shtete Europiane, përkatësisht Bosnja & Hercegovina, Franca, Gjermania, Greqia, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Turqia, Serbia, Sllovenia dhe Shqipëria.

Pjesëmarrësit nga Kosova, së bashku me ata nga Shqipëria të rinjve të 10 shteteve tjera ua mësuan këngën “Tumankuqe” dhe “Këngë Moj”, të cilën ia mësuan si një këngë e bashkuar duke i bashkuar ritmet dhe kombinimin e muzikës mes tyre.

Përveç që ia mësuan këngët tradicionale shqipe, ata edhe mësuan këngë tracidionale të shteteve të tjera pjesëmarrëse në projekt. Çdo natë në rrugët e Tuzlas u mbajt nga një koncert ku u prezantuan këngët, derisa nata e koncertit final u bë ditën e Shtunë, më 1 Korrik, ku pjesëmarrësit i kënduan të gjitha këngët e ushtruara gjatë programit, koncert i cili pati shikueshmëri shumë të madhe, ku në sheshin e qytetit ishin mbledhur mbi 1000 qytetarë.

Të rinjtë falenderuan YAC-në për mundësinë e dhënë dhe duke shpresuar që të marrin pjesë edhe në të ardhmen në aktivitete të ngjashme, i inkurajojnë të rinjtë që të marrin pjesë sa më shumë në programe të tilla, ngase nga vetëm përfiton përvojë dhe njohuri të re.