Të rinjtë e Kosovës do të shkëmbejnë përvoja për të drejtat e njeriut në Gjermani

Youth Activism Center – YAC (Qendra e Aktivizimit të Rinisë) po vazhdon me aktivitetet e saj rinore edhe në vitin 2018, e sidomos ato ndërkombëtare ku këtë vit poashtu ka dërguar një numër të madh të rinjsh nëpër shtetet europiane si Austri, Francë e Gjermani.

YAC kësaj radhe do t’i dërgojë 5 të rinj nga Kosova, ku do të shkëmbejnë përvoja në për të drejtat e njeriut. Projekti quhet “Human Rights NOW!” dhe do të mbahet në Offenbach, në afërsi të Frankfurtit të Gjermanisë në datat 23 – 31 Tetor 2018.

Shkëmbimi përvojash do të mbahet në partneritet me klubin ndërkulturor të Universitetit Goethe të Frankfurtit. Projekti financohet nga Bashkimi Europian, përkatësisht programi Erasmus+.

Në projekt do të marrin pjesë gjithsej 36 pjesëmarrës nga 7 shtete, përkatësisht nga: Bullgaria, Çekia, Gjermania, Kosova, Palestina, Shqipëria dhe Turqia.

Kosovën në këtë trajnim do ta përfaqësojnë 5 pjesëmarrës, përkatësisht: Blerim Maxhuni, Diellëza Kastrati, Doruntina Berisha, Eriona Haxhimusa dhe Vigan Dika.