Stafi i YAC-së, në Newcastle të Britanisë së Madhe u trajnua për projekte më kualitative

Untitled-1Stafi i Qendrës së Aktivizimit të Rinisë, përkatësisht zv. Drejtorët Mejdi Sadiku dhe Alban Mehmeti, si dhe Sekretarja e Përgjithshme Blerita Korça, morrën pjesë në trajnimin “Tools & Skills” në Newcastle të Britanisë së madhe.

Trajnimi u mbajtë nga organizata angleze “OpportUNITY”, ku partnere ishte YAC, ndërsa u financua në Komisioni Europian, përkatësisht programi “Erasmus+”, derisa trajnimi u mbajtë në datat 10-18 Gusht 2015.

Në trajnim morrën pjesë gjithsej 30 përfaqësues të organizatave rinore nga 9 shtete europiane, përkatësisht nga Britania e Madhe, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Moldavia, Rumania, Rusia, Spanja dhe Turqia.

Në trajnim, pjesëmarrësit mësuan metoda të ndryshme se si të mbahet një trajnim më kualitativ, çfarë veglash duhet të përdoren, cilat janë aftësitë që duhet t’i ketë trajneri dhe si t’i zhvillojë ato etj.