Regjistrohet “Qendra e Aktivizimit të Rinisë”

YAC Logo

Është regjistruar edhe një organizatë e re rinore në Gjilan. Bëhet fjalë për Qendrën e Aktivizimit të Rinisë, e cila e ka bazën në Gjilan, ndërsa vepron në të gjitha qytetet e Kosovës e më gjerë.

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (ang. Youth Activism center – YAC) është organizatë e pavarur rinore që vepron në çdo fushatë të rinisë me qëllim të zhvillimit të shtetit të Republikës së Kosovës me anë të forcimit të kuadrove të reja në ngritje të kapaciteteve profesionale.

Mejdi Sadiku, zv. drejtor i kësaj qendre tha se YAC do të veprojë fillimisht në Gjilan e pastaj do të zgjerohet nëpër qytetet tjera.

“Fillimisht do ta fillojmë punën në Gjilan, pastaj do të shpërndahemi edhe nëpër qytetet tjera të Kosovës, e më vonë pse jo edhe jashtë Kosovës do të realizojmë projekte të ndryshme me organizata të huaja joqeveritare” tha Sadiku.

Sadiku tha se ka si objektiv të tij të promovojë pjesëmarrjen e rinisë dhe të koordinojë përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të institucioneve që kanë të bëjnë me rininë”.

“Çdo i ri ka të drejtë të kontribuojë në shoqëri, të japë ide e mendime, këshilla apo sugjerime, si dhe të bashkohet aktiviteteve e të organizojë aktivitete së bashku me Qendrën e Aktivizimit të Rinisë” përfundoi Sadiku.