Qendra e Aktivizimit të Rinisë me projekte ndërkombëtare

YAC Logo

Youth Activism Center – YAC sot i ka përfunduar projekt propozimet dhe ka dorëzuar projektet në partneritet me organizata nga Britania e Madhe, Turqia dhe Rumania në kuadër të programit Erasmus+ të Komisionit Europian.

Së shpejti YAC do t’i implementojë këto projekte së bashku me partnerët. Projektet do të realizohen në shtetet e partnerëve, përkatësisht Britani të Madhe, Turqi dhe Rumani.

Projektet do të jenë trajnime për informim për programin Erasmus+, për kulturë, për ndërmarrësi dhe trajnime për trajnerë, si dhe një ‘Youth Exchange’ për shkëmbim përvojash mes të rinjve.

Këto projekte do të realizohen në periudhën Qershor – Tetor të këtij viti dhe në to do të marrin pjesë edhe të rinj nga Kosova që YAC do t’i dërgoj ata në vendet përkatëse të projekteve.