Personat me sindromën Down dhe kujdesi ndaj tyre si vlerë shoqërore!

Niño-down

Personat me sindromën Down në Kosovë kanë një asistencë deri në moshën 18 vjeçare me një pagë minimale deri në 100 euro, por kur ti mbushin 18 vjet ata marrin vetëm 60 euro asistencë.

Organizata rinore “Qendra e Aktivizimit të Rinisë” (Youth Activism Center – YAC) ka reaguar ndaj institucioneve që të merren më shumë me këta persona e të mos diskriminohen.

Alban Mehmeti, zv. Drejtor i OJQ “YAC” (Youth Activism Center) thekson se: “Komuniteti i prekur me sindromën Down në Kosovë duhet të këtë një përfaqësim dhe mbrojte më të madhe ndaj tyre, duke u garantuar mundësi të barabarta të tyre dhe integrimin brenda shoqërisë. Sot, ende nuk respektohen të drejtat e themelore të tyre siç janë e drejta për informim, arsimim, përkujdesje profesionale shëndetësore, asistencë dhe më e keqja përbëjnë grupin më të rrezikuar në raport me nivelin e diskriminimit dhe paragjykimeve.”

Nga gjetjet në terren theksohet se mbi 65% e familjarëve kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e pagave dhe përfshirjen-integrimin në shkolla të rregullt, në mesin e tyre edhe z.Reshat Sylejmani prindi i F.Sylejmanit i prekur me sindromën Down deklaron se: “Është pamjaftueshme kjo asistencë dhe sigurisht se ndjen hendikep edhe më të madh tash pas moshës 18 vjeçare mungesën e kësaj asistence”. Ndërsa apeli shihet si formë më e përshtatshme nga organizata ne fjale, “Pas moshës 18 vjeçare, në vend se të rritet asistenca për shkak të nevojave më të mëdha, ajo ulet. Andaj, u bëjmë apel institucioneve tona që personat e prekur me sindromën Down tu jepet mbështetje më e madhe sepse nuk janë ndryshe nga ne kur kemi të bëjmë me ndjenja, emocione, e sjelle të ndryshme”, përfundon Mehmeti.

Gëzim Sylejmani (Student në vitin e pare, UP, Dega e Gazetarisë) /epora e re/