Përgatitu online për autoshkollë falas

Me zhvillimin e dinamizmit të jetës, tani çdo i ri me të mbushur 18 vjet e ka një mision që ta marrë lejen. Sfidë për ta është kalimi i testit me shkrim dhe vozitjes. Kohë më parë kishte faqe për t’u ushtruar falas, po tani ato të gjitha i kanë bërë testet me pagese.

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC), organizatë joqeveritare jofitimprurëse rinore, ka menduar për të shqetësim të të rinjve dhe tani ka dalë me platformën e Autoshkollës falas. Autoshkolla.com.al tani është platforma më e re dhe e vetmja që ofrohet falas për të rinjtë e Kosovës.

Tek Autoshkolla.com.al mund të ushtroheni në 32 testet nga pyetjet e formuluara nga Ministria e Infrastrukturës. Secili test në vete përmbanë 30 pyetje me nga 2 deri në 4 pikë. Në fund të testit dalin rezultatet, ndërsa provimi vlerësohet të jetë i kaluar nëse arrihet suksesi 90 pikë, apo 90% e testit. Të gjitha këto YAC ia ofron falas rinisë kosovare me qëllim që të përgatiten për provimin me shkrim të autoshkollës.

YAC vazhdimisht punon në të mirë të rinisë Kosovare, ku nga viti 2013 ka organizuar me dhjetëra trajnime, ku të rinjtë Kosovar kanë marrur pjesë nëpër trajnime profesionale e shkëmbime përvojash nëpër shtete të ndryshme europiane si: Angli, Danimarke, Francë, Gjermani, Itali, Moldavi, Rumani, Bullgari, Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri, Turqi, Bosnjë dhe Hercegovinë etj.

Platformën e autoshkollës mund ta përdorni falas në AUTOSHKOLLA.COM.AL