Menaxhimi në shkolla për studentët e Fakultetit të Edukimit

1Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) sot mbajti trajnim me studentët e Universitetit “Kadri Zeka”, Fakulteti i Edukimit.

Trajnimi i mbajtur, kishte temën Menaxhimi në Shkolla, temë e cila i shërben atyre në karrierën e tyre të ardhshme në punën si mësimdhënës.

Trajnimi u prit mirë nga studentët, të cilët e falenderuan organizatorin për këtë trajnim.

Trajnuesit do të shpërblehen me çertifikata për pjesëmarrje në ditët në vijim.