18.07.2014

Mejdi Sadiku

Mejdi - Profile

Mejdi Sadiku është aktivist rinor dhe qytetar aktiv i Republikës së Kosovës. Është student dhe përfaqësues i studentëve të Universitetit të Prishtinës, njëherësh edhe sekretar i Unionit të Studentëve Pro Europian dhe zv. Drejtor i Qendrës së Aktivizimit të Rinisë.

Mejdi Sadiku lindi më 31 Gusht të vitit 1990 në qytetin e Gjilanit.

Arsimin Fillor e kreu në Shkollën Fillore “Selami Halaqi” në Gjilan. Ishte nxënës shembullor. Që atëhërë është marrur me aktivitete rinore e sportive, ku ka qenë në ekipin përfaqësues të klasës në futboll e basketboll, ka marrur pjesë në gara të matematikës, ku u kualifikua në gara komunale. Në klasën e tetë është shpallur kryetar klase si dhe ishte pjesë e kryesisë së shkollës.

Shkollën e Mesme e kreu në Gjimnazin “Zenel Hajdini”. Edhe në shkollë të mesme, Mejdiu vazhdoi me aktivitete rinore. Në klasën e 12-të ai ka marrë edhe Lëvdatë nga shkolla për sjellje shembullore, vijim të rregullt dhe sukses të shkëlqyeshëm.

Menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme, Mejdiu u regjistrua në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, drejtimi Shkenca Kompjuterike. Edhe në fakultet vazhdoi me aktivitete tjera pos mësimit dhe u bë pjesë e Unionit të Studentëve Pro Europian, ku më vonë u bë edhe Sekretar Gjeneral i kësaj organizate.

Përveq edukimit shkollor, Mejdiu ka kryer edhe trajnime të ndryshme në ngritje të kapacitetit, lidership, e trajnime të ndryshme paqësore. Veç tjerash Mejdiu ishte njëri nga përfaqësuesit e shtetit të Republikës së Kosovës në Konferencën Ballkanike për bashkëpunimin e rinisë ballkanike të mbajtur në Stamboll të Turqisë në muajin maj 2013.

Veç tjerash Mejdi Sadiku flet rrjellshëm 3 gjuhë, gjuhën amtare shqipe dhe 2 gjuhë të huaja: gjuhën angleze dhe atë turke. Ndryshe, ai që nga fëmijëria ka pasur pasion kompjuterin dhe që nga viti 2005 është marrur me web faqe ku ka krijuar, ka dizajnuar e ka mirëmbajtur faqe të ndryshme personale dhe për organizata e biznese të ndryshme.

Mejdi Sadiku është anëtar kryesie, anëtar e aktivist në shumë organizata joqeveritare vendore e ndërkombëtare. Në fund, në Korrik të vitit 2013, Mejdi Sadiku ishte njëri nga themeluesit e organizatës të pavarur joqeveritare “Qendra e Aktivizimit të Rinisë” dhe vazhdon të jetë zëvendës drejtor i kësaj qendre.

Gjithashtu, Mejdiu vazhdoi karrierën e tij në një degë tjetër, ku nga Tetori i vitit 2015 punon si menaxher në Interex.

www.mejdisadiku.com