Mbahet trajnimi për bashkëpunim Ballkanik

balkan united

Në Newcastle të Anglisë u mbajt trajnimi për bashkëpunimin e të rinjve ballkanik. Trajnimi ishte organizuar nga organizata britanike OpportunityUK dhe zgjati tetë ditë, nga data 23-31 Janar 2014.

Në trajnim morrën pjesë gjithsej 20 pjesëmarrës nga 10 shtete të ndryshme. Shtetet pjesëmarrëse në trajnimin i cili ishte sponzoruar nga komisioni Europian, përkatësisht programi “Youth in Action” ishin: Britania e Madhe, Bullgaria, Greqia, Hungaria, Kosova, Kroacia, Maqedonia, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.

I vetmi pjesëmarës që e përfaqësoi Kosovën ishte Sekretari i Përgjithshëm i Unionit të Studentëve Pro Europian (USPE) dhe zv. Drejtori i Qendrës së Aktivizimit të Rinisë (YAC), z. Mejdi Sadiku. Meqë nuk kishte përfaqësues nga Shqipëria, Sadiku mund të konsiderohet përfaqësues edhe i gjithë Shqipëtarëve.

Gjatë trajnimit u diskutuan tema të ndryshme dhe u mbajtën aktivitete të ndryshme si: Mundësia e ndryshimit të gjendjes nga mënyra e qasjes sonë, paragjykimet, puna ekipore, zhvillimi i projekteve për Erasmus+, debatimi rreth çështjeve të ndryshme etj.

“Gjatë trajnimit, pos që mësuam gjëra të reja nga trajnerët, gjithashtu mësuam edhe nga përvojat e pjesëmarrësve ku i ndamë përvojat dhe tona ndërmjet vete dhe diskutuam pikëpamjet tona rreth temave të ndryshme”, tha Sadiku.

“Trajnimet e tilla janë të rëndësishme, pasi pos që mësojmë nga trajnimet, është një formë e mirë e prezantimit të shtetit, meqë pos orëve zyrtare, shumë shoqërohemi mes vete dhe e prezantojme kulturën dhe shtetin tonë”, përfundoi Sadiku.

Në fund të trajnimit, duke u formuar në grupe, pjesëmarrësit shkruan projekte bashkëpunuese për etapën e radhës së programit të komisionit Europian të quajtur Erasmus+, në mënyrë që t’i kontribuojnë bashkëpunimit të të rinjve europian dhe diversitetit kulturor europian.