Mbahet debati për Pajtim Regjional

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Sot në Universitetin Publik të Gjilanit u mbajt debati për pajtim regjional, bashkëpunim ndëretnik dhe integrim europian.

Debati ishte i organizuar nga organizatat “Unioni i Studentëve Pro Europian” dhe “Qendra e Aktivizimit të Rinisë” në bashkëpunim me ambasadorët e rinj të pajtimit Mejdi Sadikun dhe Liza Gashin.

Debati ashtu siç edhe ishte parashikuar, ishte mjaft senzitive për shkak që plagën ende janë shumë të freskëta nga lufta e fundit në Kosovë, me ç’rast jo pak njerëz kanë familjar viktima të vrarë nga okupatori.

Mejdi Sadiku, ambasador i pajtimit, sekretar i përgjithshëm i Unionit të Studentëve Pro Europian dhe zv.drejtor i Qendrës së Aktivizimit të Rinisë, gjatë debatit ceki disa pika se pse duhet pajtimi regjional dhe cilat janë pengesat, pse duhet të kemi bashkëpunim ndëretnik me shtetet fqinje dhe tha që para integrimit europian, duhet që ekonomia të jetë mirë e zhvilluar.

Liza Gashi, ambasadore e pajtimit, përfaqësuese e United World Colleges, bisedoi më shumë për përvojat e saja gjatë konferencës së ambasadorëve të pajtimit të mbajtur javë më parë në Beograd dhe të organizuar nga Komiteti i Edukimit të të Rinjve dhe të sponzoruar nga Ambasada Britanike në Beograd.

Sadulla Ahmeti, përfaqësues nga Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtare gjithashtu bisedoi rreth përvojave të tij nëpër konferenca të ndryshme se si serbët kanë qenë të keqinformuar për të bëmat në Kosovë dhe pas marrjes së informatave të verteta me fakte, shumica e tyre kanë ndërruar mendje në të mirë për shqiptarët.

Vedat Xhymshiti, gazetar investigues, foli rreth problemeve që ka Kosova si shtet rreth integrimeve europianeve dhe pengesat që hasin nga qeveria serbe për pajtim regjional dhe bashkëpunim ndëretnik.