Juristët e rinj tani mund të përpilojnë kontrata

3

Po vazhdojnë trajnimet për studentët e Universitetit “Kadri Zeka”, të organizuara nga Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC). Sot YAC trajnoi studentët e Fakultetit Juridik.

Trajnimi për juristët e rinj kishte të bënte me përpilimin e kontratave, ku studentët mësuan dhe u trajnuan si të bëjnë përpilimin e kontratave.

Trajnimi u prit shumë mirë nga studentët, të cilët e falenderuan organizatorin për këtë trajnim dhe u aftësuan në përpilimin e kontratave, gjë që do t’i shërbej jashtëzakonisht në të ardhmen.

Trajnuesit do të shpërblehen me çertifikata për pjesëmarrje në ditët në vijim.