Gjermania kërkon mjekë, inxhinierë e IT

germany-flag

Profesioni më i mirë për të huajt që kërkojnë punë në Gjermani është ai për inxhinier. Vendi nuk ka inxhinierë, sidomos në industrinë e automobilave, dhe paga mesatare për personelin është mbi 70 mijë euro në vit. apo rreth 5833 Euro në muaj.

Në Gjermani mungojnë edhe mjekët, kështu që sipas të dhënave të fundit mungojnë rreth 5.000 nga ta, të cilët duhet të vijnë nga jashtë.

Pagat e mjekëve në Gjermani janë zakonisht më të larta se ato të profesionistëve të tjerë me një diplomë fakulteti.

Përveç mjekëve dhe inxhinierëve, profesionet më të mira për të huajt në Gjermani janë edhe ato në fushën e teknologjisë dhe matematikës, mësues, instruktorë për skijim, si dhe në ekipet e shpëtimit nëpër pishina.

Paga mesatare neto është rreth 2.000 euro në Gjermani, ndërsa infermieret dhe motrat medicinale fitojnë 2.000 deri 2.200 euro. Personat e kulifikuar me përvojë fitojnë mesatarisht dy herë më shumë në Gjermani.