Fillon nënshkrimi i peticionit

peticion

Sot në Gjilan ka filluar nënshkrimi i peticionit për ndryshimin e ligjit për të lejuar kompensimin e dëmeve jo-ekonomike viktimave që u janë shkelur të drejtat e njeriut.

Detajet e peticionit mund t’i gjeni në artikullin e postuar dje: http://www.bleje.net/nga-neser-fillon-nenshkrimi-i-peticionit-edhe-ne-gjilan/

Nënshkrimet sot u mbledhën në 2 pika, pranë Xhamisë së Madhe si dhe te Universiteti Publik i Gjilanit. Edhe nesër pikat do të jenë të njejta ku do të mund ta keni rastin edhe njëherë të nënshkruani peticionit ata që nuk e kanë nënshkruar.

Qytetarët e pritën mirë peticionit dhe filluan të nënshkruajnë masovikisht atë. Në ditën e parë të peticionit, nënshkruan afro 700 qyetarë, derisa nevojiten 1500 sosh nga qyteti i Gjilanit. Për ta ndryshuar ligjin, nevojiten gjithsej 10000 nënshkrime në mbarë Kosovën.

Mejdi Sadiku, sekretar i përgjithshëm i Unionit të Studentëve Pro Europian dhe zv. drejtor i Qendrës së Aktivizimt të Rinisë, i cili është udhëheqës i grupit për mbledhjen e nënshkrimeve në Gjilan, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos hezitojnë të nënshkruajnë këtë peticion, ngase është në të mirën e të gjithë qytetarëve.

“Shumë qytetarë dyshojnë të nënshkruajnë, ngase frigohen për shkaqe të ndryshme, por unë i bëj thirrje të nënshkruajnë të gjithë, ngase nuk ka asgje të keqe këtu, nuk është në dëm të askujt, ndërsa është në të mirë të gjithkujt”, tha Sadiku.