Egzon Ismajli nga YAC po merrë pjesë në trajnimin në Novi Sad

Egzon Ismajli

Anëtari i organizatës “Qendra e Aktivizimit të Rinisë” (Youth Activism Center – YAC), Egzon Ismajli është duke marrë pjesë në trajnimin ndërkombëtar multikulturor “Youth Sports Workers in Action” e cila po mbahet në Novi Sad të Serbisë.

Trajnimi është organizuar nga organizata serbe “Active Youth in Happy Europe” (AMUSE) dhe financohet nga Komisioni Europian, përkatësisht programi “Erasmus+”.

Egzon Ismajli, thotë se është i kënaqur që po merrë pjesë në trajnim ku do të diskutojnë për sportin dhe të rinjtë në përgjithësi, si dhe bashkëpunimi ndërkulturor përmes sportit.

Në këtë trajnim po marrin pjesë të rinjtë nga Britania e Madhe, Bosnja dhe Hercegovina, Gjermania, Italia, Kroacia, Kosova, Macedonia, Serbia dhe Turqia.

“Këtu veq që diskutojmë për sportin, rininë dhe bashkëpunimin ndërkulturorë, ndjehem krenar që përfaqësoj shtetin e Kosovës në përgjithësi dhe YAC-në në vecanti”, thotë Ismajli.

Trajnimi i cili ka filluar dje, më 25 Mars 2014, do të zgjasë deri më 2 Prill 2014.