Duan debat për Universitetin

YAC Logo

Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) e cila është regjistruar javë më parë, ka përzgjedhur që aktiviteti i parë i tyre të jetë në lidhje me Universitetin Publik të Gjilanit, ku do të fillojnë studimet për vitin akademik 2013/2014.

Mejdi Sadiku, zëvendës drejtor i YAC-së ka thënë se aktiviteti i parë i Qendrës së Aktivizimit të Rinisë do të jetë ky debat dhe se arsyeja se pse e kanë  zgjedhur këtë është se shkollimi universitar është gjëja më e rëndësishme e një të riu nëse dëshiron të arrijë në karrierë.

Ai tha për ta realizuar një debat efektiv, pjesëmarrës duhet të jenë nga të gjitha shoqëritë që janë të involvuara në këtë institucion.

“Nëse dëshirojmë të kemi një debat efektiv, ku do të qartësohet gjithçka rreth Universitetit, duhet që në debat të marrin pjesë të gjitha shoqëritë që janë të involvuara në të. Andaj edhe ne i kemi thirrur në debat pjesëmarrës nga Komuna, pjesëmarrës në këshilli iniciues për krijimin e Universitetit Publik të Gjilanit, profesorë ligjërues në të, si dhe pjesëmarrës studentë”, tha Sadiku.

Ai tha se e ka parë  që shumë bashkëqytetarë kanë qenë skeptik rreth Universitetit Publik të Gjilanit, kanë pasur akoma pikëpyetje në kokat e tyre, andaj shpresohet  se ky debat do t’i përgjigjet pyetjeve të tyre dhe shpresoj që do të jetë një debat efektiv. 

Përndryshe, priten të trajtohen tema  si ajo rreht  Themelimi t të Universitetit Publik të Gjilanit, Konditat ligjore dhe administrative, Programet që do të përmbajë vitin e parë dhe në vitet në vijim, Kuadri, Stafi Administrativ, Kualiteti dhe cilësia, Kushtet teknike (hapësirat).

Ndër tjerë pritet pjesëmarrja edhe e Bujar Nevzati – Drejtor i Arsimit së Komunës së Gjilanit, Arben Dërmaku – Kryetar i këshillit iniciues të Universitetit të Gjilanit,  Sabri Tahiri – Profesor në Universitetin e Gjilanit,  dhe e Selim Daku – Kryetar i Unionit të Studentëve Pro Europian. Debati do të mbahet të shtunën më 3 Gusht nga ora 12:00 në Hotel Kristal. /2lonline/